Mushkolaj: Shqetësuese deklaratat e Macronit lidhur me rishikimin e politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën

Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja

Analisti, Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, e ka konsideruar shqetësuese deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se pret një angazhim të qartë nga të dyja palët. Ai tha se Franca dhe Gjermania kanë bërë ato zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështjeve të tjera ekonomike që do të rishikohen nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë të sillen me përgjegjësi.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për diskutimet e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, analisti Mushkolaj ka theksuar se është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja.

“Përgjigja e Kurtit është pritur me duartrokitje, por përtej kësaj për mua ka qenë interesante deklaratat e presidentit të Francës për paralajmërimin për mundësinë  e rishikimit të vizave e që ishte një farë lloj kërcënimi i butë apo i tërthortë karshi Kosovës… është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, ato që Kurti ia tha kryeministres së Serbisë qëndrojnë.

“Por përtej kësaj më la përshtypje se si kryeministrja serbe e përsërit thotë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërkohë që të gjithë paneli me liderët e Ballkanit Perëndimor e kishte fokusin te integrimi i rajonit dhe bashkëpunimi dhe askush nga ta nuk e bëri si temë sesi qysh ti si kryeministre e një shteti që ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, vazhdon që të insistosh që Kosova është pjesë e Serbisë e në anën tjetër pret që të normalizohen raportet me Serbinë”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Brnabiq, që ishte e pranishme në panelin e njëjtë, sërish përsëriti qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë dhe insistoi se hapi i parë drejt normalizimit është themelimi i Asociacionit.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika