Mushkolaj: VV-ja tani i ka ndryshuar standardet

Analisti Imer Mushkolaj, në Debat Plus në RTV Dukagjini i ka vënë në pah ndryshimet e standardeve të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë dhe tani në pushtet

Imer Mushkolaj, Analist

Imer Mushkolaj, ka thënë se është me interes të dihet se a është i përfshirë në skandalin financiar ambasadori Martin Berishaj apo vetëm është bërë shpifje ndaj tij.

Nëse është bërë shpifje ai ka të drejtë ankese dhe rrjedhimisht kanë të drejtë t’i besonë edhe presidentja edhe kryeministri.

“Ajo që është publiku në mediat Sllovene, është njëra anë e medaljes sikur ajo që ka thënë Martin Berishaj”, ka thënë Mushkolaj në emisioni Debat Plus në RTV Dukagjin.

Ai ka pyetur se, a e kanë ditur institucionet e Kosovës për operimin e Berishaj-t me kompanit e tij gjatë viteve 2019 deri 2021, pasi ky i fundi nuk i ka të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Ai duhet të jep dorëheqja ose të shkarkohet deri sa të kryhet procesi i hetimeve”, ka shtuar ai.

Mushkolaj ja ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje standardet që i kishte përdoru sa kishte qenë në opozitë “duke kërkuar shkarkime të ambasadorëve, ministra e shumë zyrtarë dhe duke kërkuar dorëheqjen e tyre vetëm se janë përfolur” duke thënë se ”atëherë nuk thoshte të presimi vendimin e gjykatës”, pra sipas tij VV-ja po na tregon një standard tjetër.

Sipas Mushkolajt, në të kaluarën standardet e VV-së ishin që, vetëm nëse të përmendej emri në një skandal është kërkuar që urgjentisht të shkarkohej, gjë që tani nuk po ndodh.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika