Musliu: AKI-ja ka informacione se dy grupe në Rashkë po trajnohen për ta destabilizuar veriun

"Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka informacione që në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës", ka bërë të ditur Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu

FOTO: EO

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI),  Ganimete Musliu, ka thënë se AKI-ja ka informacione që në Rashkë të Serbisë dy grupe po zhvillojnë trajnime për ta destabilizuar veriun.

Këtë informacion, Musliu ka thënë se ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, që raportoi të mërkurën në këtë Komision.

Sipas saj, pjesëtarë të së ashtuquajturës Organizatë për Mbrojtje Civile po trajnohen në Rashkë për gjuajtje me armë e taktizime, që synim kanë të destabilizojnë veriun në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pjesë e këtyre organizimeve, sipas Musliut, është edhe Lista Serbe që po ndikon në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

“E ashtuquajtura Organizatë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe në vazhdim kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve serbë me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj qytetarëve serbë që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI-ja po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion. Është e konfirmuar që dy grupe janë duke u stërvitur në Rashkë e që mund të merren me veriun e Kosovës, ka stërvitje gjuajte me armë, taktizim”, ka thënë ajo para mediave, shkruan EO.

Përveç katër komunave veriore, gjendja në territorin e Kosovës sipas AKI-së është nën kontroll.

“Nga drejtori u njoftuam rreth gjendjes së sigurisë në vend. Drejtori na raportoi në detaje për punë dhe aktivitetet e tij. Ky ishte një raportim i rregullt, por fokusi ishte në gjendjen e sigurisë ne veri të vendit ku tash edhe jemi në prag të zgjedhjeve. Gjendja e sigurisë në Kosovë konstatohet të jetë stabile në përjashtim të katër komunave në veri të vendit ku ka tendenca për destabilizim”, ka thënë Musliu./EO

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika