Musliu e ashpër me Osmanin: Përdorimi i fëmijëve për ta shmangur përgjegjësinë publike, shqetësues

Kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, sepse sipas saj, shefja e shtetit po i përdor fëmijët e saj për të shmangur përgjegjësinë publike.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se kjo mënyrë e viktimizimit është shqetësuese.

“Është shqetësuese, por tashmë jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike. Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore. Në këtë rast, Presidentja ka zgjedhur të largojë fëmijët nga një shkollë publike për shkak të kushteve të rënda infrastrukturore, një veprim që, për një qytetar të zakonshëm, është përditshmëri, por për një Presidente, duhet të jetë alarm për veprim institucional, jo fshehje personale”, ka shkruar Musliu.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika