Musliu e PDK-së konfirmon deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns se manastiret po furnizohen me armatim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deklaratën e Aleksandar Vuçiqit lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës nga terroristët e udhëhequr nga Milan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit. Ajo ka thënë se rolin e Serbisë në këtë sulm nuk mund ta mohoj Vuçiq as edhe me arrestimin e Radojçiqit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu e cila është kryetare e komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me arrestimin e Milan Radojçiqit në Serbi dhe deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se deklarimi i Vuçiqit se për Radojçiqin do të flas prokuroria “nuk është diçka e pa pritur për ne”.

“Serbia me çdo kusht do të mundohet që ta shkëpus pjesëmarrjen shtetërore në këtë aksion [në sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit] dhe dëshiron që këtë aksion t’ia dedikoj direkt një grupi të caktuar që ta shpëtoj shtetin prej pjesëmarrjes në një aksion terrorist”.

Ajo ka pyetur se “kush e beson këtë? Ky ka qenë një sulm ushtarak ndaj Kosovës definitivisht se ka dokumente të mjaftueshme që e dëshmojnë këtë dhe kush e beson sot që nuk ka qenë atë ditë e përfshirë Serbia si shtet dhe si qeveri në këtë rast nëse guxojna me thënë dhe institucionet ushtarake”, ka thënë Musliu.

Musliu gjithashtu ka thënë se ka pasur informata të konfirmuara lidhur me armatimin për të cilin kishte folur edhe një deputete britanike, se në Manastiret serbe në Kosovë, është futur armatim.

“Në deklaratat e mija, e kam konfirmuar si të mirëqenë dhe të vërtetë deklaratën e deputetes[britanike] që në manastiret po barten armë me autoambulanca”.

Ajo gjithashtu ka pyetur se pas kësaj, “A mund të quhet vërtetë manastir si Manastiri i Banjskës? E ka hup kuptimin, nuk mundet me u quajt ajo si një faltore, si një vend ku bëhen lutje dhe drejtohen lutje të shenjta”.

“Ne duhet që të ndërmarrim hapa dhe bashkërisht që ti kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare që të kontrollohen të gjitha Manastiret që janë në Kosovë për të evitua probleme të tilla”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika