Musliu e Shoshi në krah të Shukri Bujës: Fuqizim socio-ekonomik për gratë e Lipjanit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë e Shalës, ku ka prezantuar programin e tij politik për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë bashkëbisedim të hapur ishin të pranishme edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi, të cilat i dhanë mbështetje Bujes në garën e tij.

“Së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu dhe znj. Ariana Musliu Shoshi, si dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Edison Beqiri, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur me gratë e Shalës.

Para tyre shpalosëm programin tonë, i cili parasheh masa konkrete për fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.
Nga ky takim morëm mbështetje të fuqishme, e cila na jep energji shtesë për të çuar përpara këtë vizion”, ka shkruar Buja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika