Musliu: I pari që më vendosi prangat ishte udbashi, Januz Loshi, ndërsa Faruk Mehmeti më mori në pyetje

Ish-i burgosuri politik, Murat Musliu, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” momentin e arrestimit në fshatin Likovc më 7 korrik 1981, nën dyshimin si organizator i demonstratave të 11, 26 marsit dhe 1 e 2 prillit në Prishtinë.

Ai thotë se lagjja ishte e rrethuar nga një numër i madh policësh, dhe se bashkëfshatari i tij e kishte identifikuar atë në mënyrë të pasinqertë.

Por, Musliu ka thënë se për shkak të afërsisë që ka me bashkëfshatarin i cili tash nuk jeton më, nuk do donte t’ia përmendte emrin.

“Isha në fshatin Likovc, në vendlindje, në mengjesin e hershëm të 7 korrikut, lagjja ishte rrëthuar nga policët[ai beson se ishin me qindra policë të angazhuar në atë aksion] dhe më kanë marrë e më kanë dërgu për në Mitrovicë. Unë vetë e kam hapë derën, aq ma keq një bashkëfshatar i imi ka thënë serbisht, ‘ky është’’, ka rrëfyer Musliu.

Ai ka thënë se në të njëjtën ditë, në të njëjtin aksion, ishin zhvilluar kërkime për burgosjen edhe të Milaim Zekës, por ai nuk ka qëlluar në shtëpi dhe nuk është arrestuar më.

Musliu tregon se personi i parë që i vendosi prangat ishte udbashi, Januz Loshi.

“Personi i parë që m’i ka vendosur prangat ka qenë Januz Loshi, Skenderaj, udbash”, ka vijuar ai.

Sipas Musliut, Loshi nuk e kishte torturuar dhe se nuk ka qenë në dijeni për detajet se për çka po arrestohej.

Ai ka thënë se pas luftës është takuar me Januz Loshin në një të pame në odën e tij.

“Jam takuar, në odën e tij… në të pame morti”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas transferimit të tij në Mitrovicë, u mor në pyetje nga Faruk Mehmeti, udbash për të cilin tha se kishte një sjellje “pothuajse korrekte”/

“E në Mitrovicë, tjetër muhabet…Faruk Mehmeti ka qenë kryeshef i Sigurimit Shtetëror për regjionin e Mitrovicës. I pari më ka marrë në pyetje ai, dhe më ka thënë “ne nuk dimë për çka ke ardhë ti, por tash vinë prej Prishtine’, sjellja e tij me thanë ka qenë korrekte”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika