Musliu: Kodi Civil, provë që ka pakënaqësi brenda LVV-së

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu paralajmëroi se nga LVV-ja do të ketë largime të reja të deputetëve. Si shembull për pakënaqësitë brenda grupit parlamentar të partisë në pushtet, Musliu përmendi mosprocedimin e Kodit civil

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se Kodi Civil është provë evidente se brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pakënaqësi.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu paralajmëroi se nga LVV-ja do të ketë largime të reja të deputetëve.

“Pakënaqësitë brenda grupit parlamentar të LVV-së janë evidente për vet faktin që ende nuk ka guxim të procedojë me kodin civil. Ky është treguesi më i mirë që nuk do asnjë koment, mos të flasim për tjera nisma ligjore që i kanë kundërshtuar deputetët e LVV-së. Ne nuk kemi hasmëri me ta, kemi kundërshtime politike e partiake por jo hasmëri. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe i diskutojmë këto gjëra…”, ka deklaruar ajo.

Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.

Musliu pati kritika edhe për punën e Kurtit në Kuvendin e Republikës së Kosovës duke thënë se i njëjti, ka defunksionalizuar teknikën e tij.

“Albin Kurti sot, qe dy vjet e gjysmë, e ka defunksionalizu teknikën e Kuvendit. Asnjë vendim që merret nuk dihet kush qysh e ka votua. Si të bllokohet, thonë e ka blloku opozita…”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika