Musliu – Muratit: S’keni ide se si qeveriset, keni ikur nga realiteti dhe kjo më nuk fshihet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, teksa i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk e kanë idenë se si qeveriset.

Sipas saj, të vetmen gjë që kjo Qeveri aktuale e ka arritur, është mospajisja e qytetarëve me pasaporta.

“Sapo e dëshmove që jeni kot, nuk e keni idenë se si qeveriset. Të vetmen gjë që keni bërë në parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova është që i keni penalizuar duke mos i pajisur me pasaporta. Ua keni ndalë atyre të drejtën e tyre bazike që të pajisen me pasaporta, vetëm për ta ndalë fluksin e ikjes nga Kosova të njerëzve të trishtuar nga qeverisja juaj”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Musliu ka theksuar se krejt ajo çka Qeveria di të ruajë, është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Ju nuk dini të ruani asgjë. Krejt çka dini të ruani është Martin Berishaj, prandaj jeni çuar në këmbë i madh dhe i vogël që ta ruani atë, sepse ai është thesar për ju. Ju nuk dini se me çka përballohen qytetarët, çka përjetojnë ata, sepse ju e keni dëshmuar që e keni shkëputur komunikimin edhe me deputetët e juaj e lëre më me qytetarët. Keni ikur nga realiteti dhe kjo më nuk fshihet, dielli nuk mbulohet me shoshë, ka kaluar epoka juaj, qytetari nuk u beson më pallavrave tuaja. Ai familjen e tij e ka ikë nga vendi. Një kryeministër që nuk e sheh vendin e vet të denjë që t’i rritë fëmijët e tij nuk mund ta ndalë fluksin e ikjes”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika