Musliu pas raportimeve për tentim atentat ndaj Kurtit: Serbia është e njohur për këto gjëra

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu në lidhje me raportimet se ka pasur një tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia është e njohur për këto gjëra.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, Musliu ka thënë se Serbia ka vrarë kryeministrat e vetë e lëre me tentimet për kryeministra të armiqve të tyre.

Ai thotë se në bazë të informacioneve, kryeministri Kurti në Shkup ka qenë i siguruar nga forcat e sigurisë të Maqedonisë së Veriut si dhe ato të Policisë së Kosovës, të cilat e kanë siguruar perimetrin.

“Shkolla e shërbimeve sekrete serbe bazohet në brutalitet dhe jo në inteligjencë. Ata e kanë pasur gjithmonë në kuadër të shërbimeve seksionin e vrasjeve/atentateve. Kanë kontraktuar kriminelë për ta bërë këtë. E fundit që dihet është plani i tyre për vrasjen e Dick Martyt. Kështu që Serbia është e njohur për këto gjëra. Ata i kanë vrarë kryeministrat e vet e lëre më kryeministrat e armiqve të tyre. KM Kurti ka qene i siguruar nga forcat e sigurisë të MV po edhe nga forcat e sigurisë së RKS si policore, perimetrin në vëzhgim, mbledhje informacioni, së bashku me shërbimin e brendshëm të inteligjencës së Maqedonisë, AKI, sigurimin fizik të afërt, policia e RKS” ka deklaruar Musliu.

Ndryshe, sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim atentat ndaj tij.

Ai ka thënë se ka mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët në Beogradin zyrtar.

Kjo pasi Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) ka raportuar nga burimet e sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika