Musliu për ish-krerët e UÇK-së: Në mungesë të këtyre luanëve, Kosova po sulmohet nga qentë e armikut

Tri vjet nën akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka quajtur “padrejtësi”

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu

“Tri vjet padrejtësi. Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut”. Kështu është shprehur deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Tri vjet më parë, pikërisht më 5 nëntor 2020, u bë publike aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhë pretendimet e Dick Martit e jo për qërime hesapesh personale e politike”.

“Një thënie e urtë thotë: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”, shtoi ajo.

Ndryshe, veprat e pretenduara ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre. Ata dinin ose dinin arsyet se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”.

Po më 5 nëntor 2020, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, ndërsa Krasniqi u transferua një ditë më parë, më 4 nëntor. Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi më 3 prill 2023.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika