Musliu për situatën në veri: Kemi paralajmëruar para disa muajsh për rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se në kuadër të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, para disa muajsh i kanë paralajmëruar institucionet e Kosovës për mundësinë e destabilizimit të situatës në veri nga Serbia

FOTO:EO

Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njëherësh deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në një deklarim për media pas mbledhjes së Komisionit ku ka raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala, ka thënë se në kuadër të komisionit gjithmonë ka pasur paralajmërime për rrezikun që i kanoset Kosovës nga veprimet destabilizuese të Serbisë.

“Si Komision për mbikëqyrjen e AKI-së, para disa muajsh e kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, gjithmonë duke ju referuar fakteve dhe argumenteve dhe raportimeve që i kemi pasë nga terreni. Vetë Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, ju e dini që ata mbledhin informata, e njoftojnë kryeministrin, presidenten, për gjendjen e sigurisë kombëtare, pastaj i mbetet ekzekutivit që të menaxhojë me situatën”, ka thënë Musliu, raporton EO.

Ajo ka thënë se si Komision e kanë kryer detyrën e tyre duke mos komentuar reagimin e Qeverisë nëse i ka përdorur informatat e AKI-së apo anasjelltas.

“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vetë Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmëruar që disa grupe po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision”, ka vijuar Musliu.

Ndërsa, ajo ka theksuar se gjithmonë ka qenë e zëshme në seanca në lidhje me kushtet e Policisë së Kosovës.

“Si deputet ju i keni përcjellë edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pakënaqur me trajtimin dhe do të vazhdoj ta ngrisë këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi Policinë më të vjetër në rajon. Ngritja e kapaciteteve, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika