Musliu-Shoshi: Dështimi në KiE është i Albinit, Vjosës, Glaukut e Donikës

"Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës"

Duke bërë të ditur se shqyrtimi i Kosovës në Këshill të Evropës as të martën nuk ka arritur të jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave, që pritet të mblidhen më 17 maj, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shohi, ka thënë se ky dështim është kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani, kryekuvendarit Glauk Konjufca, si dhe i kryediplomates Donika Gërvalla.

E faturat e hoteleve dhe darkave, deputetja e PDK-së ka thënë se i paguan qytetari i Kosovës,

“Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjosës, Glaukut e Donikës. Faturat  e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Nga Franca, Gjermania e Italia, në lidhje me anëtarësimin në KiE, Kosovës iu kërkua që të bëjë hapa konkretë për Asociacionin, që ishte absurde për Kurtin, dhe kështu refuzoi ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika