Mustafa e përkrah marshin për ish-krerët UÇK-së: Ata i dolën në ballë e shtetit serb për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Ushtria Çlirimtare Kosovës, meriton përkrahje e respekt po ashtu dhe ish-krerët e saj

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!”, kështu ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Mustafa, ka thënë se Ushtria Çlirimtare Kosovës, meriton përkrahje e respekt po ashtu dhe ish-krerët e saj që sipas Mustafa ata i kishin dalë përballë gjenocidet serbe ndaj popullit shqiptarë.

“Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj  që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës  dhe ndërhyrjes së NATO-s”.

“Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, ka shkruar në Facebook Mustafa.

Ndërsa Mustafa ka përfunduar duke thënë se  ai është me mendje me ata që do të marshojnë për Drejtësi.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika