Kandidati për deputet i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur hapur për sulmet e Vetëvendosjes ndaj tij pas arrestimeve të disa zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorime financiare gjatë vitit 2021.
Ai tha se VV-ja e ka sulmuar personalisht për mënyrën e menaxhimit të ministrisë gjatë 2020.
Kemi bashkëpunuar me organet e ligjet që secili keqpërdorues brenda ministrisë, secili zyrtar të përfundoi në burg. VV-ja pas arrestimit të 9 zyrtarëve ka dal dhe më ka sulmuar mua. Qysh e sulmon një ministër që nuk i shtinë ndër tepihë keqpërdorimet, por i qet në dritë edhe përfundojnë të arrestuar ata zyrtar.
Përtej asaj e kanë një sen që ka qenë i papranueshëm. 400 mijë euro kesh policia i ka gjetur në tualetin e shtëpisë private të një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë. Kur kam hulumtuar e kam gjet shumë shpejt që në atë shtëpi VV-ja ka mbajtur tubime të fushatës së tyre. Dhe aty e kam kuptuar se pse VV-ja më ka sulmuar mua… në atë shtëpi e ka përdoru si bazë për të bërë fushatë në Llap”, ka thënë Mustafa në Debat Plus.