Nafta dhe benzina lirohen për një cent

Çmimet e derivateve për të premten e 16 shtatorit, kanë ndryshuar pak nga ato të ditës së djeshme. Megjithatë, për 24 orët e fundit ka rënë për një cent çmimi i naftës dhe benzinës, ndërkaq ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit

Çmimi i naftës për litër të premtën e 16 shtatorit do të jetë një euro e 67 centë.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa ditën e djeshme.

Çmimi tavan i benzinës është një euro e 34 centë për litër.

Ndërsa, çmimi maksimal për gaz është 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika