Nafta shtrenjtohet për dy centë

Krahasuar me të mërkurën e 12 tetorit, të enjten nafta është shtrenjtuar për dy centë, ndërsa çmimi i gazit dhe benzinës ka mbetur i njëjtë

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe të derivateve të tjera për të enjten e 13 tetorit.

Nga 1.76 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të mërkurën, të enjten rezulton të jetë 1.78 euro për litër.

Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.75 centë për litër.

Ndërsa çmimi i benzinës nuk ka pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e mërkurë, ngelet 1.40 euro për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtës dhe janë valide për 24 orë.

Njoftimi i MINT për çmimet tavan të derivateve





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika