Nagavci: Buxheti për arsim është 12 herë më i lartë sesa në vitin paraprak

Ministrja e MASHTI-it Arbërie Nagavci, ka thënë se arsimi nuk do të duhej të konsiderohej vetëm si profesion, por edhe si mision

Ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se buxheti për arsim është 12 herë më i lartë sesa në vitin paraprak.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka theksuar se kryefjalë është avancimi i sistemit arsimor, ku në epiqendër do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin. Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë. Prandaj, buxheti i këtij viti për arsim është 12 për qind më i lartë sesa në vitin paraprak”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, arsimi nuk do të duhej të konsiderohej vetëm si profesion por edhe si mision.

“Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion, është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon”, shtoi ajo.

Fjalët e ministres, vijnë vetëm dy ditë pas protestës së zhvilluar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës bashkë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e mbajtur më 20 maj.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Ndër kërkesat kryesore të sindikatave janë, rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme, miratimi i Ligjit të Pagave, rritja e rrogës minimale, e të tjera.

Ndërkohë sindikatat kanë paralajmëruar përsëri protesta dhe greva gjithëpërfshirëse, nëse kërkesat e tyre nuk u realizohen.

Protesta kanë paralajmëruar edhe kategori të ndryshme, sikurse veteranët e UÇK-së, të cilët kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre.

Po ashtu, mundësinë për protestë nuk e kanë përjashtuar as stafi mbështetës i infermierëve, të cilët ka dy muaj që nuk kanë marrë pagë edhe pse kanë kontrata valide deri në qershor të 2022.

Rikthehen grevat dhe protestat, theksohet nevoja për dialog social

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika