Nagavci: Me projektligjin për paga, kategoritë e arsimit janë trajtuar dinjitetshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me Projektligjin e Pagave, kategoritë e arsimit janë duke u trajtuar dinjitetshëm

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me Projektligjin e Pagave, kategoritë e arsimit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

Nagavci theksoi se, edhe pse këtë të enjte ka dalë në konsultim publik Projektligji për Paga, nuk ka pasur asnjë koment për të.

“Me projektligjin për paga kategoritë e arsimit janë trajtuar dinjitetshëm. Trajtim të barabartë mes mësuesve klasorë me mësimdhënësit e arsimit të mesëm. Nga sot është në konsultim publik projektligji, por fatkeqësisht deri më sot nuk pati asnjë koment e përgjigje për projektligjin për paga”, ka thënë ai.

Nagavci i ka kritikuar qeveritë e kaluara për cilësinë e dobët sipas saj në sektorin e arsimit në Kosovë.

“Po bëhet shumë angazhim për secilin sektor shoqëror, tashmë të dëmtuar rëndë ndër vite e nga të cilët pothuajse më së shumti e më së rëndi është prekur sektori i arsimit. Pa dyshim fajtorët nuk janë të panjohur, i dini edhe ju të nderuar deputetë, i dinë edhe qytetarët e Kosovës, që janë ballafaquar me të gjithë sfidat që i ofron sistemi ynë i arsimit”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Arsimit tha se grevat në arsim po ndodhin për shkak të disa agjendave të caktuara. Ajo nuk i përmendi këto “agjenda”, të cilat sipas saj po e organizojnë grevën.

“Gjithë ky angazhim yni pasqyrohet me mbështetjen e plotë të mësuesve tanë që janë epiqendra e ndryshimeve cilësore. Ky rrugëtim duhet të jetë i përbashkët. Po punojmë në shumë segmente për ta përmirësuar sistemin. Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa javë që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën për mësim. Kjo për shkak të agjendave aspak të drejta”, ka thënë ajo.

Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta ndalin grevën dhe ta fillojnë mësimdhënien.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika