Nagavci: Opozita pa fakte bën zhurmë dhe ka humbur rrugën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në Debat Plus ka thënë se opozita, përderisa nuk ka fakte, po bën vetëm zhurmë dhe se, sipas saj, e ka humbur rrugën.

Ajo ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit.

“Marrëveshja nuk e ka vetëm një nen. E ka nenin 10, e ka edhe nenin 7. E gjithë kjo ka të bëjë me njohje de facto mes dy vendeve. Në një situatë të tillë jemi duke folur për diçka tjetër. Por gjithsesi opozita në këtë situatë ku janë, po mundohen të bllokojnë gjithçka pa pasur asnjë argument e asnjë fakt”.

”Po bëjnë shumë zhurmë, ndërkohë që nuk po bëjnë asgjë, e kanë humbur edhe pak rrugën, edhe pse qytetarët tashmë e dinë që qëndrimet e kryeministrit të VV-së dhe angazhimi e puna e tij janë në interes të vendit”, ka thënë Nagavci.

Të fundit nga rubrika