Naim Murseli pranon se pagoi dorasin për vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli ka pranuar fajësinë, duke pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Ndërsa, Granit Plava ka pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit dhe ka treguar se është paguar nga Naim Murseli

Sot, Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, njëri nga të dyshuarit që u arrestua është edhe Naim Murseli, bashkëshorti i gruas së vrarë.

Naim Murseli ka pranuar fajësinë mbi akuzat të cilat rëndojnë mbi të, duke pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Kjo ndodhi pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit, për të cilën, kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Ndërsa, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.

Ndryshe, më 30 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.

Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika