Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm

Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj. Ai akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat

Naser Pajazitaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

I akuzuari Naser Pajazitaj, sërish është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Pejës, ndërkohë Gjykata e Apelit me aktvendim e kishte kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Naser Pajazitaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

Ndërkohë, edhe Gjykata Themelore e Ferizajt e pati dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, por Gjykata e Apelit e kishte rikthyer sërish në rigjykim, ndërkohë rasti po trajtohej në Ferizaj.

Por, në të tre rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, dhe Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim për të tretën herë.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Viktima ishte marrë nga i pandehuri me veturë, dhe nga po i njëjti, dyshohej se ishte qëlluar me armë dy herë në kokë.

Kufoma e viktimës është gjetur më 17 dhjetor të vitit 2015, në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika