Nata e parë e Eurovision 2023: Rita Ora pritet të ndezë skenën

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, do të performojë mbrëmjen e 9 majit si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2023”

Rita Ora

Nuk ka dyshim se Eurovision Song Contest 2023 do të jetë një shfaqje spektakolare – me Rita Orën që gjithashtu do t’i bashkohet spektaklit këtë natë.

Ajo do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovisionit.

Për provën e saj në Eurovision, Rita mbajti të njëjtën gamë ngjyrash si fustani i saj i fundit nga stilisti amerikan, Prabal Gurung, duke veshur një korse të zezë latex për performancën e saj, së bashku me një palë pantallona, doreza deri në bërryl, geta dhe çizme të zeza.

Raportohet se ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

Një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina, do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi MB po pret konkursin e këngës në emër të Ukrainës. “United by Music” është slogani i këtij viti.

Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga shfaqjet televizive më të ndjekura në botë.

Britania e Madhe u zgjodh si vend nikoqir në emër të Ukrainës, që fitoi më 2022, e që s’mund ta organizojë garën e madhe të muzikës, për shkak se vendi po përballet me agresionin rus.

Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” të kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Kur është Eurovision 2023?

Eurovision gjithsej do të ketë tri net, ku dy gjysmëfinalet e para do të vendosin vendet finaliste dhe nata e madhe do të jetë të shtunën e 13 majit.

Java e Eurovizionit do të ketë tri shfaqje: gjysmëfinalja 1 të martën, gjysmëfinalja 2 të enjten dhe finalja e madhe të shtunën:

  • Gjysmëfinalja 1: 9 maj 2023
  • Gjysmëfinalja 2: 11 maj 2023
  • Finalja e Madhe: 13 maj 2023

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika