Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se NATO ka ofruar ndihmë për “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit, pas njoftimit të tij për planet e bllokadës në këtë rrugë kyçe detare.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se SHBA-ja ka qenë “shumë e zhgënjyer me NATO-n”, por shtoi se tani aleanca “dëshiron të ndihmojë” për sigurimin e ngushticës.
“Do të na marrë pak kohë ta pastrojmë, por do ta pastrojmë ngushticën,” u shpreh ai, duke shtuar se ajo do të jetë sërish e hapur për lundrim “brenda një kohe të shkurtër”.
Trump konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja po dërgon anije për pastrimin e minave, ndërsa tha se edhe Mbretëria e Bashkuar, si pjesë e NATO-s, pritet të kontribuojë me mjete të ngjashme, raporton BBC.
Sipas tij, disa vende aleate janë duke dërguar mjete për çaktivizimin e minave detare, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ende nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë çështje.