Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar rolin e NATO në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar, me rastin e përvjetorit të 70-të të Aleancës.
Begaj vlerëson se prej 77 vitesh NATO mbetet një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për mbrojtjen e përbashkët, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Begaj thotë se Shqipëria prej 17 vitesh është pjesë krenare e NATO-s, duke kontribuar në misione dhe operacione të ndryshme për paqen dhe sigurinë globale.
“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët. NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta”, ka shkruar Begaj.
