Ndahen 2.42 milionë euro për investime në sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Kosovës për investime në sistemin e ujitjes. Shuma financiare e ndarë për këtë projekt është 2.42 milionë euro

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Kosovës për investime në sistemet e ujitjes. Vlera e ndarë për këtë projekt është 2.42 milionë euro.

Komunat përfituese të këtij projekti janë: Mitrovica, Istogu, Shtimja, Klina, Kamenica, Juniku dhe Deçani.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Ministri Peci, në takim me kryetarët e këtyre komunave ka thënë se synimi i tij si ministër i MBPZhR-së është që të avancoj sistemin e ujitjes në vend, pasi përmes rregullimit të këtij sistemi ndikohet në funksionimin dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Gjithashtu, me kryetarët e komunave është nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së implementimit të projekteve konkrete.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika