Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin e 400 kg kokainë

Në gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike.

Pas pak pritet që të filloj seanca gjyqësore  ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi Prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas Prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë do të jep dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.

Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh./EO

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika