“Ndalimi i Jankoviqit dhe i katër policëve”, Sveçla e quan akt të paprecedent të Serbisë ndaj policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe të katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi.

Ai, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni, pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

“Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët, që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”.

Jankoviq – i cili vjen nga Komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

“Duke e njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, tha Ministria kosovare në një komunikatë.

Ajo tha se autoritetet serbe i kanë ndaluar “10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë)”, por shtoi se pesë prej tyre janë liruar tashmë.

Sipas ministrisë, institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta, për të sqaruar situatën e krijuar.

MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u ndaluan nga Serbia në kufi, vetëm pesë prej tyre janë liruar

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika