Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.
Siç bën të ditur Dogana, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg që llogaritet të ketë vlerë rreth 8,000 euro, njofton Dukagjini.
Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.