Ndalohen tre të mitur që dyshohen për shkaktimin e zjarrit në Gjykatën e Kaçanikut

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndaluar tre të dyshuar, e që janë të mitur, për shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre të dyshuar (të mitur) lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.

Më 13 mars të këtij viti, këtë të mërkurë, është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Lexo më shumë: Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës në Kaçanik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore në Ferizaj njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të dy zyrave të kësaj gjykate.

Lexo më shumë: Gjykata në Ferizaj për zjarrin në degën e saj në Kaçanik: Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje

Në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve dhe policia, të cilët kishin  lokalizuar zjarrin dhe kishin ndërmarrë masat e nevojshme.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika