Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë, S.R. të arrestuar këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023 është arrestuar në Zveçan, njofton Dukagjini.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin S.R. në Zveçan. S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Hetuesit policorë, në bashkëpunimm me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika