Ndalohet për 48 orë polici i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

"Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë", thuhet në njoftimin e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës

Një polic është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjakovë.

Kështu ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

I dyshuari ishte arrestuar dje nga IPK-ja, ndërsa sot me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore, zyrtari policor është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika