Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht në fshatrat e Fushë Kosovës dhe në pjesën e lagjeve 028 dhe 029.
Sipas KRU “Prishtina”, shkak është një defekt teknik në fshatin Pomozot, si dhe nevoja për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rezervuarit të ujit në Vragoli.
“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm,” thuhet në njoftim.