Ndërpritet seanca fillestare ndaj të akuzuarit Nagip Krasniqi, mbrojtja kërkon prova për aktakuzën

Ish-kreu i KEK-ut, Nagip Krasniqi, tashmë është paraqitur para gjykatës për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare

Nagip Krasniqi në Gjykatë, 19 shtator 2024.

Të enjten ka nisur seanca fillestare e gjykimit ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Por, siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, pas disa minutave, seanca fillestare është ndërprerë për shkak se mbrojtja ka kërkuar, meqë ka thënë se nuk ka marrë të gjitha provat me të cilat është mbështetur aktakuza.

Mbrojtja e të akuzuarit ka përmendur disa nga provat që, që sipas tyre nuk i kanë pranuar, përfshirë edhe dëshmitë e dëshmitarëve, ndërsa prokurori ka thënë se i kanë dorëzuar të gjitha.

Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill të vitit të kaluar, është përballur me një operacion të gjerë bastisjeje nga Njësia e Veçantë e Hetimeve.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer kontrollime në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij private.

Ai ka qëndruar në paraburgim deri në shtator dhe, pas lirimit, iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut.

Krasniqi ishte emëruar në krye të KEK-ut në tetor të vitit 2021.

Sipas informacioneve, aktakuza ndaj tij është e ndarë plotësisht nga hetimi për të cilin ai ishte arrestuar vitin e kaluar.

Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika