Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pa u votuar raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve, për shkak të mungesës së dakordimit ndërmjet partive politike dhe mosvotimit të raportit nga partitë opozitare.

Seancën e udhëhoqi deputeti më i vjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, i cili në përmbyllje tha se Kuvendi do të njoftojë presidenten e vendit përmes një letre, për të sqaruar situatën dhe për të kuptuar se si duhet të veprohet më tej në bazë të Kushtetutës dhe procedurave parlamentare.

“Do ta informojmë presidenten me një letër dhe për të parë se si do të veprohet në të ardhmen”, ka deklaruar Dehari.

Mosvotimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve u kushtëzua nga kundërshtimi i partive opozitare, të cilat thanë se nuk janë dorëzuar me kohë dorëheqjet e Kurtit dhe ministrave, duke ngritur shqetësime për shkelje të Kushtetutës.

Nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika