Ndërpritet votimi në një vendvotim në Maqedoninë e V., dyshohet për keqpërdorime

Është ndërprerë votimi në vendvotimin 1112/1 në Likovë për shkak të dyshimit për keqpërdorime

Është ndërprerë votimi në vendvotimin numër 1112/1 në Likovë.

Aty dyshohet për keqpërdorime, për të ashtuquajturin ‘tren bullgar’.

Anëtar të KSHZ nuk lejojnë që ky keqpërdorim të evidentohet në raportin e vëzhguesve derisa policia tashmë është e pranishme.

Ndryshe, deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2 mijë e 110 vendvotime.

Nga gjithsej 1.092.341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392.066 ose 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%./Alsat.mk

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika