Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka pritur në takim ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në prag të ndeshjes së shumëpritur Kosovë–Turqi.
Takimi mes Osman Aşkın Bak dhe Gashanit u zhvillua në kabinetin e ministrit.
Ndërkaq, takimi është mbyllur për media.