Në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të rrisë numrin e nisjeve të autobusëve në linjën 1A Aeroport – Prishtinë, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe tifozëve.
Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Trafiku Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në këtë linjë, si nga Aeroporti ashtu edhe nga Prishtina.
Autobusët do të qarkullojnë çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, në të dy drejtimet, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
