Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka theksuar rëndësinë e madhe të përballjes ndaj Sllovakisë, duke vlerësuar se skuadra është e përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
Ai ka theksuar se “Dardanët” kanë zhvilluar tri stërvitje të rëndësishme dhe janë të njohur me pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit.
“Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.
Ai ka shtuar se të gjithë janë të gatshëm për sfidën, dhe se do të luftojnë shumë për ta arritur fitoren nesër.
“Jemi afër historisë dhe do të luftojmë shumë për ta arritur këtë. Nesër është një ndeshje e vështir, por gjërat janë të barabartë. Shanset janë 50:50 dhe do të punojmë shumë për ta arritur këtë sukses historik”, u shpreh ai.