Ndodh kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Ka ndodhur kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari". Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

ILustrim

Është bërë e ditur se gjatë kësaj të hëne rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka pranuar edhe një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari'”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për ta menaxhuar me situatën.

Kërcënimi i parë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika