Ndryshime kushtetuese për presidentin, Rukiqi: LDK-ja s’ka qenë refuzuese ndaj iniciativave që e bëjnë Kushtetutën më funksionale

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se partia e tij nuk do t’i bashkohet, siç i quajti ai, “proceseve farsë” në përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Ne nuk kemi kandidat dhe nuk kemi qëndrimet që t’i bashkëngjitemi një farsave. Proceseve farsë. Jemi duke folur për pozitën më të rëndësishme në vend. Dhe në këto lloj situatash duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pra, nëse ndërton procesin farsë nuk mund të presësh që të tjerët mund t’i bashkëngjiten farsës….”, ka thënë Rukiqi.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka propozuar amendamente kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët, duke thënë se kjo do të shmangte bllokadat politike që kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit në Kuvend.

Rukiqi theksoi se LDK-ja në parim nuk ka qenë kundër iniciativave që e bëjnë Kushtetutën më funksionale dhe që mund të ofrojnë zgjidhje për situatat që shpesh krijojnë bllokada institucionale.

“Në krejt këto zhvillime nuk po duhet asgjë e papritshme. Po ajo që ka filluar ajo vazhdon si procedurë. e kjo pjesa mbetet për tu analizuar. Ne edhe në të kaluarën nuk kemi qenë refuzues ndaj iniciativave që e bëjnë Kushtetutën tonë më funksionale. Dhe që u japin zgjidhje çështjeve që shpeshherë po komplikohen dh të cilat pastaj po na krijojnë bllokada”, ka shtuar Rukiqi.

Të fundit nga rubrika