Ndryshimet në rregulloren e re për Kryeprokuror të Shtetit, a do të ketë konkurs të ri?

Rreth 2 vjet pasi që u ndryshua Rregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të shtetit e kryeprokurorëve të prokurorive themelore, ajo sërish do të ndryshohet. Ky veprim vjen pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për KPK-në, e që i hap rrugë edhe hapjes së konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit. Të gjitha këto u diskutuan në takimin e komisionit për Çështje Normative të KPK-së.

Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka nisur veprimet e para për t’i dhënë zgjidhje bllokimit gati katër vjeçar të pozitës më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, atë të Kryeprokurorit të Shtetit.

Komisioni për Çështje Normative në kuadër të KPK-së, në takimin e së martës, ka diskutuar ndryshimet që parashihen të bëhen në rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial

“Rregullorja duhet të ndryshojë vetëm sa i përket panelit ju e dini që me përbërjen e vjetër kur këshilli ka pas 13 anëtarë paneli zgjedhor ka qenë me 5 anëtare dhe rrjedhimisht me uljen e numrit të anëtarëve paneli zgjedhor duhet të ulet në tre kështu së paku na kanë thënë të gjeturat nga analiza”, ka thënë kryetari i komisionit, Visar Krasniqi.

Gjatë diskutimeve për këtë çështje, Vullnet Bugaqku nga KDI, tha se duhet gjetur zgjidhje se si duhet të veprohet kur presidentja si në rastin e fundit nuk e dekreton emrin e propozuar nga KPK-ja për kryeprokuror të shtetit.

“Mos me leju situatën sikur tani që e kemi e cila është situatë absurde dhe tejet abormale mos me pas asnjë kufizim ligjor që zyra e presidentin me vendos për kryeprokurorin”, ka thënë Bugaqku.

“Nuk kam asgjë kundër, që të jetë dispozitë ligjore që përcakton afat të qartë dhe ndoshta ish kanë më e mira me qenë  kompaktibil që e ka afatin për dekretim të prokurorëve që është 60 ditë, e diskutojmë dhe gjithsesi jam me pas një afat”, ka thënë Krasniqi.

Nga e mërkura kjo rregullore do të jetë në konsultim publik, e palët mund të dërgojnë komentet e tyre.

Ky është hapi i parë që i çel rrugë konkursit të ri për kryeprokuror të shtetit, meqë ish-presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn, pavarësisht insistimit të Këshillit Prokurorial.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektligjet e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit në mes institucioneve të drejtësisë, ku ndër të tjera u tha se është kërkuar që të vendosen benefite dhe ndalesa për prokurorët dhe gjyqtarët që dalin në pension.

“Për faktin që e dini se me përfundim të pensionimit secili prokuror që ka me qindra aktakuza nga njerëz të ndryshëm e merr rolin e avokatit dhe shkon nëpër salla me i mbrojt të njëejtit apo përafërsisht grupet e njëjta dhe ajo që kemi kërku ne për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kemi kërku që të ketë një ndalesë disa vjecare për të mos dal avokatë”, ka thënë ish-kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

Në vitin 2022 Këshilli Prokurorial i Kosovës përzgjodhi Blerim Isufajn si kandidatin me më së shumti pikë, por ky proces u kundërshtua nga partnerët ndërkombëtar e nga shoqëria civile.

Ndërkohë që me ushtrues detyre nga viti 2024 vazhdon të jetë edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika