“Ndryshon agjenda”, Asambleja Parlamentare diskuton dy ditë më herët se që ishte paraparë

Raporti i Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të hidhet në votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill edhe pse ishte paraparë që të diskutohej dhe votohej për këtë raport më 18 prill

Fotografi ilustruese: Asambleja Parlamentare

Raporti i Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të hidhet në votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill edhe pse ishte paraparë që të diskutohej dhe votohej për këtë raport, dy ditë më vonë, më 18 prill.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Kosova më 27 mars e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ndryshe, para katër dite, është miratuar në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës raporti i Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në raportin 26 faqesh të Bakoyannis nënvizohej fakti se Asambleja Parlamentare e KiE-së pret që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Themelimi i Asociacionit, sipas raportit të Bakoyannis, duhet të jetë i dukshëm në rast se Kosova kërkon anëtarësimin e plotë në KiE.

“Asambleja Parlamentare pret që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm me synimin për themelimin e Asociacionit sa më shpejt të jetë e mundur. Asambleja Parlamentare konsideron se themelimi i Asociacionit duhet të jetë i dukshëm në shqyrtimin e ardhshëm nga Komiteti i Ministrave të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në pikën e 11-të të raportit të zyrtares greke.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika