Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke treguar mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo ishte përkrah Endrit Thaçi, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Ali Ahmetit.
Një numër i madh qytetarësh mbajnë pankarta me mesazhe si, “Historia nuk mund të rishkruhet” dhe “Liri në emër të popullit”.
Fundi i marshit nuk shihet dot nga pjesëmarrësit, duke treguar përmasën masive të grumbullimit qytetar.
LIVE mund ta përcjellni në linkun e mëposhtëm:
