Në Ferizaj interesim i madh i qytetarëve për tekstet shkollore të botimeve “Dukagjini”

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, interesimi vazhdon të jetë i madh për t’u pajisur me tekste shkollore për nxënësit.

Gazetari i TV Dukagjinit, i cili raportoi nga një librari në qytetin e Ferizajt, bëri të ditur se prindërit po vazhdojnë të furnizohen me tekste shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Punëtorja e librarisë theksoi se ka interesim të mirë për tekstet shkollore, derisa shtoi se cdo nxënës është i mirëpritur të pajiset me libra.

“Interesimi ka qenë nga java e kaluar, prindërit po tentojnë t’i ikin grumbullimit dhe kanë filluar më herët. Kemi hapësira të mjaftueshme, sivjet kemi kohë më shumë që secili prind që vjen t’i kryejë obligimet. Jemi pajisur me 90% të librave, që çdo nxënës t’i marrë librat… interesimi po rritet, prindërit disa vijnë me lista, varet edhe sa ju kanë dërguar. Kemi staf ekstra të angazhuar mos me pas pritje”, tha ajo.

Ndryshe, shtëpia botuese “Dukagjini” nga 23 gushti ka furnizuar libraritë në të gjithë Kosovën me tekstet shkollore.

Listën e qyteteve dhe të librarive përkatëse mund ta gjeni KËTU.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika