Hotel Dukagjini , simbol i mikpritjes dhe traditës në zemër të qytetit të Pejës është nikoqire e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizimit dhe Bjeshkatarisë.
Ne këtë rast të veçantë, Hotel Dukagjini është shndërruar në qendër të bashkëpunimit ndërkombetar.
Drejtoresha e Hotel Dukagjini, Krenare Lluka-Gashi, u shpreh se i gjithë organizimi madhështor është dëshmi e besimit ndërkombëtar në profesionalizimin dhe standardet e larta që Hotel Dukagjini ofron prej vitesh.
Kjo është një arritje e madhe pasi për herë të parë një Federatë Ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinizmit zhvillon asamblenë e saj vjetore në Kosovë.
Njeherit kjo eshte hera e pare qe Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare te Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë mbahet në Ballkan.
Asambleja mbyllet nesër mbrëma me gala mbrëmje te organizuar nga nikoqiri.