Më 11 shtator 2025, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut, është aktivizuar zyrtarisht stacioni i ShKShMK – Junik, me lokacion në zyrën e Qendrës së Informimit Turistik “Info Point Junik”.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, kryetari i ShKShMK-së, Deni Hameli, anëtarë nga stacionet e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si dhe përfaqësues nga komuna.
Ky stacion shënon një hap të rëndësishëm për ndërhyrje të shpejta në raste emergjente në zonat malore të Junikut. Ai është i formuar me personel të trajnuar profesionalisht dhe i pajisur me mjete moderne, të gjitha të mbështetura nga komuna e Junikut dhe pjesë e projektit “NaturKosovo”.
Ky projekt financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë, dhe zbatohet nga organizatat Volontori nel Mondo RTM dhe CELIM Milano, në bashkëpunim me Klubin Alpin Italian, Korpusin Kombëtar Italian të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor, Shoqatën Italiane për Turizëm të Përgjegjshëm dhe Fondacionin Utalaya.