Në minutat shtesë të lojes, Lewandowski e kalon në epërsi Barcelonën

Barcelona ka mbyllur me fitore ndeshjen e së shtunës së 29 tetorit, që në minutat e fundit të lojes, Robert Lewandowski e ka kaluar në epërsi ekipin blaugranas

Robert Lewandowski

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të shtunën e 29 tetorit në ndeshjen e zhvilluar kundër Valencias.

Kjo është ndeshja që Barcelona u paraqit si mysafire dhe përfundoi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në La Liga, ndeshje kjo që u zhvillua të shtunën mbrëma në “Mestalla”.

Ekipi blaugranas e nisën mirë pjesën e parë që patën disa raste për të shënuar gol, megjithatë gola erdhi në fund të ndeshjes, në minutat shtesë.

Golën e ka shënuar Robert Lewandowski i cili ka arritur të barazojë pikët e Barcelonës me ato të Real Madridit, ndërkaq asistimi u bë nga  Raphinha.

Barcelona është në vendin e parë përkohësisht me 31 pikë, pra, aq sa ka edhe Real Madridi me një ndeshje më pak. Valencia është e dhjeta me 15 pikë.

Lewandowski ka tentuar edhe në minutat e fundit të pjesës së parë të shënoj një gol me kokë, por nuk rezultoi të jetë i saktë.

Vlen të theksohet, se ekipi në rrjetet sociale e kanë vlerësuar si lojtarin më të mirë të ndeshjes Robert Lewandowskin.

 

Njashtu, Fati ka shenuar një golë në minutën e 23-të, i cili më pas u anulua për pozitë jashtë loje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika