Në Mynih, Osmani takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë

Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, presidentja Osmani është takuar me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Në këtë takim është potencuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në këto sfida në rajon dhe përtej

Pamje nga takimi

Gjatë periudhës kur po mbahet Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

“Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli”, njofton Presidenca e Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 vjetëve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast është potencuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në këto sfida në rajon dhe përtej.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika