Juristi Emrush Thaçi në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë nuk ka mbetur më asgjë për t’u befasuar, pasi sipas tij, aferat janë bërë normalitet dhe përditshmëri.
Ai ka theksuar se gjithmonë është diskutuar fakti se shumë njerëz kanë hezituar të kandidojnë në parti të caktuara.
“Pikërisht kjo ka qenë arsyeja, sepse brenda llojit, brenda partisë, po ndodhin këto vjedhje”, ka deklaruar Thaçi.
“Prizreni, pa dallim partie, është prekur nga vjedhja e votave, diku më shumë e diku më pak. Unë kisha një përshtypje se ekziston një marrëveshje e brendshme partiake, brenda të gjitha partive: hajt të merremi vesh të tërhiqemi dhe t’i bartim votat aty ku ‘duhet me u bartë’”, ka thënë ai.